Një person që hyn në një dhomë mund të ndryshojë menjëherë energjinë e saj, dhe kjo energji, e njohur si aura, është ajo që ndjeni gjatë ndërveprimit me të tjerët, përfshirë partnerët, të njohurit, apo thjesht kalimtarët. Por si ndikon kjo aura gjatë marrëdhënieve seksuale?
Sipas Amy Leigh Mercree, një praktikante holistike dhe autore, aurat janë fusha elektromagnetike që rrethojnë çdo qenie të gjallë. Ato janë të përbëra nga fotone dhe ndihmojnë në formimin e energjisë që përcjell çdo individ. Aurat ndryshojnë vazhdimisht dhe mund të ndikohen nga faktorë të ndryshëm, si ushqimi dhe energjia e personave që na rrethojnë.
Seksi është një shkëmbim energjie?
Kur angazhohemi në marrëdhënie seksuale, energjitë tona përzihen në një nivel të thellë. Mercree shpjegon se seksi është një shkëmbim energjie ku ne jemi më të hapur për të absorbuar energjinë e partnerit. Kjo përvojë mund të sjellë një kuptim më të thellë mes partnerëve, sidomos kur aurat e njëri-tjetrit rezonojnë.
Megjithatë, kjo ndërrim energjie mund të ketë pasoja negative nëse partneri ka energji të dobët. Pas marrëdhënies, energjia e partnerit mund të ndikojë në humorin dhe perceptimin tuaj. Nëse partneri ka qenë plot pozitivitet, mund të ndiheni me energji të reja e plot gëzim, përkundrazi, një partner me energji negative mund t’ju lërë me ndjenja të pakëndshme dhe nuk ndiheni në humor.
Përvoja seksuale të kënaqshme çlirojnë energji pozitive, ndërsa një marrëdhënie e pakënaqshme mund të shkaktojë bllokime energjie dhe frustrim. Mercree rekomandon që, nëse energjia e partnerit nuk është ajo që dëshironi të mbani, është e rëndësishme të pastroni auran tuaj.
Si mund të pastrojmë auran tonë?
Energjitë e partnerëve mund të zhduken brenda 48 orëve, por nëse nuk doni të prisni, mund të përdorni teknika si meditimi, pastrimi me zë, ose aromaterapia. Aktivitetet e natyrshme si stërvitja, dushi, dhe ekspozimi ndaj diellit gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e energjive të padëshiruara.
Kuptimi i ndikimit të auras në marrëdhëniet intime mund t’ju ndihmojë të zgjidhni më me kujdes partnerët dhe të përmirësoni përvojat tuaja seksuale në të ardhmen.