Aktualitet

Çfarë na rezervon moti? Njihuni me parashikimin për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh, si dhe me reshje shiu që do të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites, si dhe me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.

Era fryn e lehtë e me drejtim veriperëndim-juglindje, si dhe me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e lugina, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/25
Re shi diell

Kukës
13/21
Re shi diell

Lezhë
16/25
Re shi diell

Dibër
11/18
Re shi diell

Durrës
17/27
Diell re shi

Tiranë
16/27
Diell re shi

Elbasan
16/26
Diell re shi

Berat
16/26
Diell re shi

Vlorë
16/26
Diell re shi

Korçë
12/17
Re shi diell

Gjirokastër
15/23
Diell re shi

Sarandë
16/26
Re shi diell