Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory Einxhel i ka surprizuar dhe i ka bërë shumë kurioz ndjekësit e saj. Moderatorja ka postuar një foto të saj, e cila duket si një foto kopertine dhe ka shkruar “Së shpejti”. Mesa duket Einxhel po sjell një projekt të ri, për të cilin askush nuk ka informacion se çfarë mund të jetë, ama tashmë na mbetet vetë të presim.
Së fundmi Einxhel, si një traditë tashmë për çdo vajzë që është në pritje të një fëmije ka organizuar një ‘babyshower’ me mikeshat e saj. Por duket se kjo festë nuk do të kujtohet vetëm për këtë, pasi Dj Dagz më në fund mori hapin që të gjithë mezi po e prisnim dhe vetëm pak më parë i ka propozuar Einxhelit për martesë. Këtë na e ka treguar vetë Einxhel me një video të postuar në Instagram.