Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë mendon modelja Adrola Dushi për Fifin dhe ish-bashkëshortin e saj?!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në SHBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre dhe në një intervistë të dhënë së fundmi ajo është shprehur:

Capital T është super artist sigurisht. I vlerësoj gjithmonë artistët që ka arritur t’ju dëgjohet zëri në të gjithë Shqipërinë apo kudo që ka shqiptarë para se të fillonte Instagrami apo YouTube. Realisht i vlerësoj dhe i duartrokas pafund dhe një ndër ta është edhe Capitali T. Me të vërtetë e di se sa shumë punon dhe sa shumë e do punën e tij dhe thjesht meriton duartrokitje të madhe.

Por Adrola nuk ka folur vetëm për artistin e njohur. Modelja bukuroshe ka dhënë mendimin e saj edhe për Fifin e cila është në një lidhje me ish-partnerin e saj. Edhe pse nuk është ndalur tek kjo pjesë Adrola tha se:

 Fifi, është një nga artistet që na e ka prekur zemrën të gjithëve. Me të vërtetë e vlerësoj shumë si artiste, me tekstet e saj, me muzikën dhe zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që mendoj se i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër. Çfarë mund të them tjetër për Fifin?

Kjo ka lënë të kuptohet se mes dy vajzave nuk ka keqkuptime apo hatërmbetje. Së fundmi modelja na ka mahnitur akoma dhe më shumë me një veshje që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh. Teksa gjatë një fotosesioni të bërë pak javë më parë është shfaqur veshur me një kostum serioz duke u kombinuar me vogëlushin e saj Troin.