Ylli televiziv, Kim Kardashian, ishte një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën përrallore në Indi. Ajo u shfaq e veshur me disa fustane të ndryshme, duk lënë pafjalë një publik mjaft të gjerë.
Mirëpo disa ndjekës në rrjete sociale e kritikuan yllin televiziv për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.
Cila është arsyeja? Sipas fansave, ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane. Disa nga komentet ishin:
Nuk supozohet të vishni të kuqe në një martesë në Indi. Kjo është ruajtur për nusen
Djali i vogël i njeriut më të pasur në Indi u martua me Radhika Merchant në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongreseve Jio në Mumbai. Thuhet se dasma e tyre ka kapur vlerën e mbi 600 milionë dollarëve. Ja disa nga yjet që kanë qenë të ftuar në dasmë…