Horoskopi Live From Tirana

Çfarë kanë parashikuar yjet këtë verë për shenjat e zodiakut, sipas Xhiliola Lamaj!

E ftuar në “Live from Tirana” ishte Xhilola Lamaj për të folur rreth shenjave të horoskopit dhe çfarë yjet kanë shkruar për to këtë verë. Ja çfarë parashikon ajo…

Demi

Do të jeni iniciator, në punë dhe lidhje dashurore. Kujdes shpenzimet, vera ju rrëmben me magjinë e saj, qoftë për veshje apo dhe gjëra bazë si ushqimet. Çiftet do të përjetojnë romancën më të ëmbël, kurse ata single nuk do të kenë ndonjë dëshirë përtej flirtimeve.

Demi

Rritje iniciativash dhe sipërmarrjesh të mëdha në korrik, po shijon frytet e vendimeve financiare të suksesshme. Duhet të mbajnë ekuilibrin. Menaxhoni shpenzimet për të evituar sherret dhe gërricjet e vogla, nëse jeni në çift.

Binjakët

Ktheni fokusin në financë, fokusi është aty. Nëse nuk keni arritur të konsolidoni marrëdhëniet familjare ose në çift, ktheni shikimin në rritje personale.

Gaforrja

Çiftet do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk është koha të shikoni për dashuri nëse jeni beqar. Kërkoni të gjeni paqe dhe fuqi të brendshme.

Luani

Sezoni juaj fillon nga gjysma e korrikut, do jeni në shkëlqimin tuaj. Do të jeni në pozicion të shkëlqyer për sa i përket dashurisë dhe financave, shijojeni këtë verë.

Virgjëresha

Problemi më i madh janë financat prej pushimeve, komplikacione nervore do t’ju shoqërojnë së bashku me gërricje, paqja do të jetë e vështirë. Zhvilloni çdo gjë që do të bëni dhe hidhni në letër fillimisht, përpara se të investoni. Shtatori do të ishte një fillim i mirë.

Peshorja

Po shijoni frytet e punës që keni korrur në aspektin e karrierës. Pushimet i keni merituar dhe do t’i shijoni.

Akrepi

Keni ditur të mirëmenaxhoni paratë gjatë vitit, shijoni situatën financiare më të mirë që keni parë në 2024.

Shigjetari

Mos merrni vendime të shpejta. Kujdesi në aspektin financiar do t’ju sjellë sukses. Dini ta përjetoni dashurinë, do t’ju vijë lehtë këtë verë.

Bricjapi

Shenja punëtore e zodiakut nuk do të ketë fokus punën këtë verë, por dashurinë. Djemtë do të ndiqen nga vajzat, vajzat do të përkëdhelen nga djemtë. Do të keni sukses të madh në dashuri.

Ujori

Shkëlqyer si asnjëherë tjetër, do të bëni qejf këtë verë si në anën financiare, po ashtu dhe atë dashurore.

Peshqit

Do të kaloni një verë të qetë, pa probleme ose halle. Fokusi nuk do të jetë në dashuri mes çifti, por i drejtuar rreth familjes.