Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Gjatë ‘Prime’-it të mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” artistja e njohur, Valbona Mema hyri si konkurrente e re. Në fillim ajo performoi për të gjithë banorët dhe më pas u ul në tryezën jashtë që të darkonte me ta. Që sot në mëngjes është vënë re se ajo është ambientuar shumë shpejt me të gjithë dhe ka filluar të diskutojë me ta për tema të ndryshme në shtëpi.
Një nga temat e mëngjesit ishte nëse ajo e shikon apo jo veten në finale. Artistja e diskutoi këtë me Olta Gixharin dhe Bjordin ku ndër të tjera u shpreh se këtë eksperiencë të re ka dëshirë ta shijojë.
Olta: Bona, do rrish deri në fund? Ti si e ke syrin mos e lidh me publikun.
Vlabona: Qyqa mi zemër, çfarë kam kaluar unë në jetë kjo nuk është asgjë. Janë shumë sfida të forta, por mendoj ta shijoj sepse është një eksperiencë që nuk e kisha shijuar ndonjëherë në jetë.
Olta: Nuk po të ngacmoj sepse është mëngjes, sepse unë e di, ta kam ndjekur historinë para shumë vitesh, di diçka. Ta nisim me gëzim.
Valbona: Kështu që do marrim frymë mirë.