Celebrities Showbiz

Çfarë ka të veçantë tatuazhi më i ri i John Legend?!

Mesa duket John Legend po e mban premtimin e tij. Së fundmi muzikanti 42-vjeçar ka bërë një tatuazh të dizajnuar nga vajza e tij Luna në trupin e tij, pasi më parë gruaja Chrissy Teigen i kishte tërhequr vëmendjen se nuk e bëri këtë në fillim të këtij muaji.

Duke ndarë dy postime në rrjetin e tij social Instagram në InstaStory, ku shihet duke bërë tatuazhin, Legend në videon e parë është duke bërë veprën e artit nga artisti Winter Stone. Ai dëjohej teksa thoshte se:

 Më në fund po ndodh unë po e mbaj premtimin tim!

Në një video vijuese, këngëtari i hitit “All of Me”  tregoi punën e përfunduar, e cila ishte një buqetë me tre lule të vogla, të cilat ai shkroi se ishin bazuar në një skicë nga vajza e tij 5-vjeçare. Javën e kaluar, Teigen tregoi në një episod të “Ellen DeGeneres Show” se Legend pranoi të vizatonte tatuazhin e Luna-s pasi ishte ideja e tij për ta bërë atë përgjithmonë në trupin e tij.

Luna po vizatonte mbi ne një natë dhe ajo tha: “Më pëlqen kjo. Kjo është flutura më e mirë që kam vizatuar ndonjëherë” dhe unë thashë “Jam dakord” dhe më pas ajo vizatoi një buqetë të bukur me lule në krahun e John-it dhe ai tha: “Unë do të bëj tatuazh timin, nëse ti bën tatuazhin tëndin” dhe unë thashë, “Epo, nuk dua ta them, por e jotja duket shumë më mirë se e imja.”

Rikjtojmë gjithashtu se artisti i njohur John Legend do të shfaq talentin e tij si producent edhe ne kinema me një rikrijim dhe një riimagjinim modern të muzikalit klasik “The Phantom of the Opera”, sipas “The Hollywood Reporter” dhe “Deadline”. 42-vjeçari Legend do të punojë së bashku me producentin e nominuar për çmim ‘Grammy’, Harvey Mason Jr. si producent edhe ai gjithashtu.