“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 102K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka fituar 1K në numrin e ndjekësve dhe tashmë ka 470K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar dhe numëron tani 251K. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 404K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe ka sërish 138K. Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1 mijë ndjekës dhe Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 847K dhe 185K ndjekës.