Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Sofia Richie Grainge ka ndarë detaje të reja rreth përvojës së saj të të qenit nënë, duke folur për ndryshimet që ka sjellë jeta e saj pas lindjes së vajzës së saj, Eloise. Në një intervistë për podcastin “Therapuss”, të publikuar më 14 nëntor, ajo ka shpërndarë emocionet e saj për këtë periudhë të re të jetës dhe ndryshimet që ka përjetuar. Pjesë e bisedës ishte gjithashtu humbja e peshës prej 50 paundësh (rreth 22.7 kilogramë), një proces që ndodhi natyrshëm pas lindjes së fëmijës.

2. E ftuar këtë javë në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor. Elona e pyeti edhe në lidhje me raportin që ajo ka sot me ish-bashkëshortin e saj.

Neve shumë vite nuk kemi folur sepse e kisha jo urryer por nuk doja ta shikoja me sy sepse isha e mërzitur, tani jemi okej. Ai ka jetën e tij është mirë dhe është i lumtur. Unë jam e lumtur për të. 

3. Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë me dije se albumi i saj i fundit, “The Absolute Vol. II”, do të publikohet më 12 dhjetor. Ky projekt muzikor i përbërë nga 12 këngë pritet të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të audiencës së gjerë, duke përfshirë disa bashkëpunime të veçanta.

4. Universiteti Yale do të ofrojë një lëndë të re në vitin 2024 që do të studiojë punën e Beyoncé, një nga artistet më të suksesshme dhe më me ndikim në historinë e muzikës. Lënda, e titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, do të fokusohet në periudhën pas albumit të saj të vitit 2013 dhe deri tek albumi i saj më i fundit, “Cowboy Carter”, duke shqyrtuar mënyrën se si ajo ka përdorur muzikën për të ndikuar në ideologjitë sociale dhe politike.

5. Sophia Loren, legjenda e kinemasë, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet pas 75 vitesh karrierë, edhe pas nderimit të saj të fundit në Muzeun e Filmit të Akademisë në Los Anxhelos. Në një intervistë për ‘Deadline’, aktorja 89-vjeçare theksoi se është ende e fokusuar në projektet e ardhshme dhe se do të mendojë për të kaluarën vetëm kur të dalë në pension, por shprehu dëshirën që të mos arrijë kurrë në këtë pikë.