Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Jim Carrey ka luajtur shumë role në shumë filma të njohur gjatë karrierës së tij, nga “How the Grinch Stole Christmas” deri tek “The Truman Show”, dhe së shpejti do të kthehet në ekran për të luajtur Dr. Eggman në “Sonic the Hedgehog 3″. Megjithatë, ka një film për të cilin ai ka shprehur pendesë për rolin e tij dhe pjesëmarrjen. Bëhet fjalë për “Kick-Ass 2”, një film i vitit 2013 që shumë mund ta kenë harruar, por që Carrey e konsideron një gabim.

2. Richard Gere po i thotë lamtumirë Shteteve të Bashkuara dhe po përgatitet për një kapitull të ri të jetës së tij në Spanjë. Aktori 75-vjeçar, i njohur për rolin në “Pretty Woman”, ka shitur shtëpinë e tij në New Canaan, Connecticut, për 10.75 milionë dollarë, duke e bërë këtë hap pas njoftimit të tij se do të transferohet në vendin e origjinës së gruas së tij, Alejandra Silva. Në një intervistë për “Vanity Fair Spain” në prill, aktori shprehu dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Spanjë, pas gjashtë vitesh martesë në SHBA.

3. Ben Affleck ka bërë një deklaratë befasuese për ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, në mes të divorcit të tyre të tensionuar. Gjatë një interviste me ‘Entertainment Tonight’, ai e lavdëroi J.Lo për performancën e saj në filmin e ardhshëm “Unstoppable”, ku ajo luan rolin e Judy Robles. Duke theksuar talentin e saj në këtë projekt, Ben tha shkurtimisht:

Jennifer është spektakolare.

4. Filmi “The Pursuit of Happyness” i vitit 2006 me Will Smith në rolin kryesor ka pasur një ndikim të thellë tek shikuesit, duke i ndihmuar ata të rimendojnë edhe njëherë vlerat e jetës. Baza e filmit është një histori e vërtetë dhe emocionale që tregon jetën e Chris Gardner, një shitës pajisjesh mjekësore që përballet me varfërinë ekstreme dhe pa strehë, ndërsa mundohet të rrisë djalin e tij të vogël, të luajtur nga djali i tij real, Jaden Smith.

5. Një dokumentar i ri për Kanye West, që ka një buxhet prej një miliard dollarësh, ka shkaktuar një reagim të fortë te artisti. I udhëhequr nga Nico Ballesteros, dokumentari ka lënë një ndikim të thellë te Kanye, i cili ka shpërndarë mesazhe emocionuese me regjisorin. Ai shkroi se filmi e bëri të ndihej si “i vdekur” dhe të shikonte pas në jetën e tij. “Ishte shumë i thellë,” ka thënë ai, duke i dërguar një mesazh falenderimi Nico-s.