Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Loredana Zefin do ta shohim në një dimension tjetër, atë të shkrimtares. Reperja ka zbuluar projektin e ri në Instagram, duke na treguar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor dhe do të na zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj.

2. Lionel Messi ka ndarë mendimet e tij për të ardhmen gjatë një intervistë me Fabrizio Romano për ‘433’. Ai shprehu se nuk planifikon të bëhet trajner pas daljes në pension, duke theksuar se për momentin dëshiron të përqendrohet në lojë dhe të shijojë jetën e përditshme.

3. E ftuar këtë javë në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale. Duke qenë se në këngën e saj “Stani” shprehet që nuk ka burrë, a është e vërtetë kjo?! Ja si u përgjigj Bleona:

Tani, është shumë e vërtetë dhe ajo që unë solla me “Stani”-n është pikërisht kjo. Një ironizim i të gjithë gjësë sepse kjo “Nuk kam burrë” quhet si ‘handicap’ dhe nuk është. Tek “Stani” prandaj edhe e kam bërë atë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ sepse doja të ironizoja të gjitha komentet që e kanë shtyrë këtë. Prandaj e kam futur në këngën e “Stani”-t por unë ju garantoj këtë: Burrë nuk kam po një tigër e kam. (qesh)

4. Reperi i njohur 50 Cent ka thënë se ka refuzuar 3 milionë dollarë për të performuar në një tubim të Donald Trump në New York, fundjavën e kaluar. Ai gjithashtu tha se refuzoi një ofertë për t’u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane të këtij viti. Reperi deklaroi se kishte “frikë nga politika” dhe për këtë arsye refuzoi ofertën.

5. Sean “Diddy” Combs, reperi dhe producenti i njohur, ka qenë në qendër të akuzave lidhur me organizimin e festave të tij “Freak Off”. Një ish-planifikuese e festave, e cila ka punuar me Diddy-n në vitet 2004 dhe 2005, ka zbuluar se ai kishte një rregull të çuditshëm për mysafiret femra: ato nuk duhej të peshonin më shumë se 140 pound (rreth 63 kg). Sipas organizatores, që kërkoi të mbetet anonime, peshimi i vajzave ishte një praktikë e zakonshme.

Vajzat duhet të ishin të reja dhe tërheqëse, kështu që gjithmonë kisha një peshore afër.