Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, tërhoqi vëmendjen gjatë një tubimi për Kamala Harris në Detroit, ku këndoi një nga këngët më të njohura të Eminem, “Lose Yourself.” Eminem, reperi që është rritur në Detroit, mbështet hapur kandidaturën e Harris dhe dje e ftoi Obamën në skenë. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Harris përfaqëson një Amerikë ku liritë individuale janë të garantuara dhe të gjitha zërat mund të dëgjohen. Obama u shfaq me entuziazëm, por shprehu nervozizëm për të qenë pas një artisti kaq të njohur. Papritur, për habinë e të pranishmëve, ai filloi të recitonte rreshtat e hapjes së këngës ikonike të Eminem.
2. E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur, Genta Ismajli. Ajo rikthehet për herë të parë në një intervistë ekskluzive në valët e Top Albania Radio, pas shumë vitesh mungesë në muzikë e në dalje publike. Genta u ngacmua pak edhe lidhur me politikën. A ka ajo ndonjë politikanë të preferuar? Artistja u përgjigj se me Kryeministrin Edi Rama mund të kishte kaluar me qejf 24 orë…
3. Së fundmi një përdorues i rrjeteve sociale me ‘sy shqiponjë’ ka zbuluar se çfarë fotoje mban ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në telefonin e tij si ‘wallpaper’. Në fillim të kësaj jave, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara bashkëpunoi me YouTuber-ët e njohur “Nelk Boys”. Në një klip të shpërndarë në profilet e tyre përkatëse në Instagram, ata mund të shihen duke i dorëzuar Trump-it një libër bosh, duke pretenduar se ai është plot me ‘arritjet më të mëdha të Kamalës’. Një fotografi e Nelk Boys dhe Trump në bordin e avionit që në momentin e publikimit ka bërë xhiron e mediave sociale – dhe jo për arsyen që mendoni. Teksa në foto shfaqen të katërt, ai që rrëmbeu vëmendjen ishte telefoni i ndezur iPhone i Donald Trump. Në lidhje me këtë një përdorues u shpreh në rrjetin social X se:
Sigurisht. Fotoja e ‘wallpaper’-it të Trump-it është një fotografi e tij. Jo gruaja e tij, jo fëmijët e tij, as nipërit e mbesat e tij… vetë ai.
4. Aktori i njohur Idris Elba fillimisht bëri emër në Hollywood, pavarësisht se jetonte në Londër, por është bërë e ditur së fundmi se ai nuk po planifikon të jetojë në asnjërin prej këtyre vendeve në të ardhmen. Elba ka filluar të banojë në vende të ndryshme të krijuara për filmin e tij të fundit “Sonic the Hedgehog 3”, por sigurisht që është edhe një vend i vërtetë ku aktori do të shkojë më pas të jetojë. Aktori po synon të ndërtojë studio filmike në ishujt Zanzibar të Tanzanisë, si dhe në kryeqytetin e Ganës, Akra. Përveçse ndihmon në zhvillimin e industrisë së filmit në Afrikë me studiot, Elba madje po planifikon të zhvendoset në kontinent në të ardhmen për të jetuar.
5. Miliarderja Kylie Jenner ka folur së fundmi për stilin e saj të prindërimit, duke treguar se është në kontrast me atë të motrës së saj, Kim Kardashian. Influencuesja 27-vjeçare, e cila është nënë e Stormit 6-vjeçe dhe Aire 2-vjeç, ndau mendimet e saj për rritjen e fëmijëve në moshën e mediave sociale gjatë një interviste. Jenner, e cila ndan fëmijët e saj me ish-partnerin Travis Scott, shpjegoi se është më e kujdesshme kur bëhet fjalë për praninë e fëmijëve të saj në internet. Ndërsa Kim lejon dy fëmijët e saj më të mëdhenj North dhe Saint të kenë qasje në platforma si TikTok dhe YouTube, Kylie ka një qasje të ndryshme.