Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. E ftuar në emisionin e kësaj jave të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell”. Ky program ka në qendër tatuazhet, ose siç njihen ndryshe arti i trupit. E pyetur se çfarë note i vendos vetes si moderatore, ajo u përgjigj:
Do i vë vetes notën 5 nga 10.
2. Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë, duke ia kaluar Rihanna-s me një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh. Forbes konfirmoi lajmin duke përditësuar statusin financiar të Swift pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të qëndrueshëm të muzikës së saj. Taylor Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasur, duke tejkaluar pasurinë neto të Rihanna-s prej 1.4 miliardë dollarësh. Përveç titullit të artistes më të pasur, ajo është në vendin e dytë në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur (femra dhe meshkuj), menjëherë pas Jay-Z, i cili ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë.
3. Aktori Al Pacino ka zbuluar së fundmi se në vitin 2011, për shkak të problemeve financiare, ka vendosur të pranojë rolin në filmin e Adam Sandler. Në një intervistë të fundit për ‘The New York Times’, aktori 84-vjeçar ka folur për shëndetin e tij gjatë pandemisë, por edhe pse e pranoi rolin në komedinë “Jack and Jill”, ku një nga producentët është Adam Sandler.
4. Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka lançuar linjën e tij të parë të parfumeve, duke ndarë një video promovuese në Instagram, ku ka mbi 500 milionë ndjekës. “Jam shumë i lumtur që të prezantoj parfumin tim të parë. Ai është i disponueshëm në shitësit kryesorë të parfumeve në botë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë,” shkroi Messi. Në klipin promovues, përshkruhet se “Aroma Leo Messi” është krijuar për të provokuar një lidhje të thellë emocionale, duke kapur thelbin e Messit si kampion bote, baba dhe zotëri. “Ky parfum krijon një ekuilibër harmonik midis freskisë gjallëruese dhe ngrohtësisë,” theksohet në përshkrim.
5. Dr. Julian De Silva, një kirurg kozmetik i fytyrës, përdori raportin grek të artë të bukurisë për të përcaktuar 10 meshkujt më të pashëm në botë, sipas kërkimeve shkencore. Raporti i Artë — 1,618 (φ) : 1 — është një ekuacion matematik i lashtë grek që thuhet se është një masë e pakundërshtueshme e bukurisë së vërtetë, dhe sa më shumë që struktura e fytyrës suaj t’u afrohet këtyre numrave aq më i bukur jeni. De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, në analizën e tij arriti në përfundimin se Aaron Taylor-Johnson është shkencërisht njeriu më i pashëm në Tokë. Aktori 34-vjeçar i përfolur gjerësisht si James Bond-i i ardhshëm kryesoi listën me një rezultat pothuajse perfekt prej 93.04%.