Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Supermodelja Naomi Campbell i është përgjigjur thashethemeve për një konflikt me Rihanna-n, pas një video nga Java e Modës në Nju Jork, që u shfaq në internet, ku tregoheshin që dy super yjet nuk flisnin, pas thashethemeve se ka pasur një grindje mes tyre. Në veçanti, Rihanna shihet teksa kalon pranë modeles, e më pas nuk ka tentuar as ta përshëndesë. Duke folur për New York Times, Naomi shpjegoi megjithatë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që shtypi të shkruajë gënjeshtra.
Unë nuk do ta lejoj botën të vendosë dy gra me ngjyrë që luftojnë njëra-tjetrën. Jemi dy gra me fëmijë, nëna.
2. Jennifer Aniston ka folur për disa nga thashethemet më të çuditshme rreth saj. Në një lojë argëtuese të vërtetë ose të rreme me mikpritësin Jimmy Kimmel, ylli 55-vjeçar i Friends sqaroi disa histori të kahershme, duke konfirmuar ose debutuar secilën prej tyre. Ajo konfirmoi gjithashtu një histori tjetër të çuditshme, se ajo mban një çantë Ziploc të mbushur me hirin e ish-terapistit të saj, duke i dhënë bisedës një kthesë të papritur. “Është pak e vërtetë. Unë do të tingëlloj sikur kam vërtet nevojë për një terapist pas kësaj”.
3. Prezantuesja e famshme italiane Barbara D’Urso do të marrë pjesë një natë si balerinë në emisionin shumë të ndjekur në Rai, “Dancing with the Stars”. Lajmin e ka konfirmuar moderatorja Milly Carlucci duke thënë se do të jetë e ftuara speciale në puntatën e parë që do të startojë më 5 tetor. Flitet se ftesa e saj do të kushtojë shumë për Tv, pasi do të paguhet për 70.000 euro vetëm për një mbrëmje spektakli. 5 tetori do të jetë jo vetëm fillimi i sezonit të ri të “Dance With the Stars”, por shënon edhe rikthimin e prezantueses në ekranin Rai pas disa vitesh mungesë.
4. Nga “The Lost City” te “The Blind Side”, Sandra Bullock është shfaqur në shumë filma ndër vite, është bërë goxha e njohur dhe e suksesshme. Aktorja së fundmi ka treguar se është një film për të cilin ajo është ende e ‘turpëruar’ edhe sot e kësaj dite. Bullock zbuloi filmin për të cilin ishte penduar që luajti.
Epo, filmi të cilit ajo i referohet dhe me të vërtetë dështoi në arkë, duke fituar 164 milionë dollarë në mbarë botën nga një buxhet i raportuar prej 160 milionë dollarësh është “Speed 2”, vazhdimi i filmit të njohur “Speed”, në të cilin ajo luajti së bashku me Keanu Reeves. Në Rotten Tomatoes, filmi ka një pikë kritike tepër të ulët prej vetëm katër për qind, duke e bërë atë një nga filmat me vlerësimin më të ulët në platformë.
5. Lana Del Rey dhe Jeremy Dufresne kanë bërë të ditur se janë martuar! Ceremonia intime u mbajt në Luiziana, ku dyshja shkëmbeu betimet përpara familjes dhe miqve të ngushtë. Këngëtarja thuhet se e bleu fustanin e nusërisë disa muaj para se të kurorëzonte dashurinë me martesë. Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” vendosi të blejë fustanin e saj nga Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj. Çmimi i saktë i fustanit të saj të nusërisë mbetet i paqartë. Megjithëse, media të ndryshme pohuan se nuk ka gjasa që Del Rey, të kishte shpenzuar më shumë se 350 euro, që është brenda intervalit tipik të çmimeve të dyqanit për fustanet e dasmës.