Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Moderatori James Corden është bërë fytyra e kompanisë Weight Watchers, me të cilët nënshkroi një kontratë shumëmilionëshe. Ai i ka falënderuar për ndihmën në përballimin e sfidave me peshën. Megjithatë, vitin e kaluar, ai ndërpreu këtë bashkëpunim dhe filloi të përdorte Ozempic, një ilaç popullor për humbjen e peshës mes personazheve të famshëm. Ndryshe nga shumë të tjerë që pretendojnë se kanë humbur peshë me ndihmën e Ozempic, Corden ka përjetuar një përvojë të ndryshme.
“E kam provuar Ozempic, dhe siç mund të shihni, nuk ka funksionuar për mua. Ai thjesht ul ndjenjën e urisë, por unë rrallëherë ha vetëm sepse jam i uritur”-ka thënë Corden për DailyMail. Ai beson se problemet e shëndetit mendor mund të jenë shkaktar i ngrënies së tepruar, duke pranuar se shpesh konsumon sasi të mëdha çokollatash gjatë kohës që është në makinë.
2. Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Noizy ka njoftuar ditën e djeshme koncertin e tij të parë në stadiumin ikonik “AEK” të Athinës, që do të mbahet më 16 nëntor. Ky event pritet të mbledhë mijëra fansa shqiptarë dhe grekë, duke ofruar një natë të mbushur me muzikë live, atmosferë unike dhe momente magjike. Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Noizy u shpreh se ky do të jetë një spektakël i paharrueshëm dhe ka premtuar që do të japë maksimumin për të krijuar një përvojë të veçantë për të gjithë të pranishmit.
3. Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka vazhduar të rritë statusin e saj si një figurë e njohur në industrinë e argëtimit, veçanërisht pas publikimit të sezonit të tretë të dokumentarit të saj në Netflix, “I Am Georgina”. Ky sezon, i cili u publikua më 18 shtator, ka marrë vlerësime pozitive dhe ka tërhequr një numër të konsiderueshëm shikuesish, duke forcuar profilin e saj publik. Raportimet sugjerojnë se Rodriguez po fiton rreth nëntë milion euro për sezon, një shifër që e pozicionon atë si një nga influencueset më të pasura në platformë. Ndërsa shifrat e sakta mbeten të paverifikuara, media spanjolle dhe latino-amerikane spekulojnë se të ardhurat e saj mund të rriten me edicionet e ardhshme.
4. Këngëtari i njohur, Yll Limani, festoi para pak ditësh ditëlindjen dhe mbushi plot 30 vjeç. Artisti ka arritur të jetë ndër emrat me të dashur për publikun shqiptar, falë talentit dhe personalitetit që ka. Me rastin e ditëlindjes, Ylli ka marrë urime të shumta, nga familja, miqtë dhe ndjekësit e tij, që duhet pranuar se janë të shumtë në numër.
5. Courteney Cox ka festuar 30-vjetorin e serialit legjendar “Friends” duke kujtuar personazhin e saj të preferuar nga fansat, Monica Geller, për të cilën ajo thotë se është ‘gjallë dhe mirë’. Aktorja 60-vjeçare, foli për ‘People’ për arritjet e suksesshme të shfaqjes dhe pranoi se ajo ende e shikon shfaqjen herë pas here. Kur e pyetën në lidhje me një rikrijim të serialit, ajo shpjegoi se ajo ‘nuk mund ta imagjinojë’ që të ndodhë duke marrë parasysh trashëgiminë e qëndrueshme që kishte seriali origjinal.