Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Sabrina Carpenter habiti fansat gjatë performancës së saj pasionante në MTV Video Music Awards 2024 të mërkurën, ku ajo puthi një alien. Këngëtarja 25-vjeçare, e cila interpretoi tri hitet e saj, “Please Please Please”, “Taste” dhe “Espresso”, shkëmbeu një puthje me një maskotë të veshur me një kostum blu të alienit ndërsa ishte në skenë.

2. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik të mahnitshëm, ku është shfaqur si boksiere në ring. Ky set i veçantë është bërë për numrin e ri të revistës ‘Time Out London’, ku Rita ka dhënë gjithashtu një intervistë ekskluzive. Në këtë set fotografik të fuqishëm, Rita shihet e veshur me veshje sportive dhe doreza boksi. Ajo ndau fotografitë e reja me ndjekësit e saj në Instagram, ku përmes imazheve të saj, përcolli një mesazh të fuqishëm fuqizimi dhe vendosmërie.

3. Taylor Swift, një prej yjeve më të mëdhenj të industrisë muzikore, përkrahu kandidaten Kamala Harris për presidente të Amerikës, pak pasi përfundoi debati të martën mbrëma. Swift ka një numër të ndjekësve të përkushtuar, mes grave të reja, një demografi kyçe në zgjedhjet e nëntorit dhe turneu i saj i fundit ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë në shitje biletash. Në gjysmë ore, postimi mori më shumë se 2.3 milionë pëlqime. Një zyrtar i lartë i fushatës së Harris tha se përkrahja nga Swift nuk ishte e koordinuar me fushatën.

4. Artistja e njohur me famë botërore Beyonce në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për revistën prestigjioze GQ ka zbuluar detaje edhe në lidhje me shëndetin e saj dhe regjimin që ajo ka zgjedhur që të mbajë. Ajo është shprehur se është përpjekur që të qëndrojë sa më e shëndetshme këtë verë dhe ka ndryshuar regjimin e saj ushqimor duke hequr dorë nga të gjitha llojet e mishit përveç mishit të gjelit të detit. Gjithashtu Beyonce sigurohet që të marrë të gjitha suplementet e saj dhe të ushtrohet kur mundet.

5. Që pasi futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vendosi që të hapte kanalin e tij në YouTube, shumë momente nga videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. Por së fundmi një tjetër video ka bërë xhiron e rrjetit dhe e kemi fjalën për momentin kur gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, futbollisti legjendar i pyet se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin. Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste. Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.