Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Stresi, emri i vërtetë Arkimed Lushaj, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, edhe pse është në kërkim nga policia e Kosovës për akuzat e dhunës në Pejë. Së fundmi, ai ka përdorur platformën Instagram për të organizuar një sesion ‘pyetje-përgjigje’ me ndjekësit e tij. Një nga pyetjet më të zakonshme që iu drejtua Stresit ishte në lidhje me raportin e tij me Noizyn, duke pyetur nëse marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar pas daljes publike të Noizyt. Në përgjigje, Stresi tha:

Ky djali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë. Takohemi rrallë e përmallë dhe ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës, i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë.

2. Ylli i muzikës pop Rita Ora përpara se të dilte në skenën e ‘Manchester Pride’ pranoi se nuk i pëlqen asgjë më shumë se të ulet për një ‘Chippy Tea’ dhe të festojë në qytet me një tekila në dorë. Në Anglinë veriore, ‘Chippy Tea’ përbëhet nga patate të skuqura, merluc, kripë, uthull, bizele dhe keçap. Rita tha: “Më pëlqen një drekë e mirë dhe e madhe për të mbajtur energjinë përpara një shfaqjeje. Është shumë e rëndësishme për mua. Do të më pëlqente të marrë një ‘chippy’ nëse kam kohë dhe më pëlqen gjithashtu të pi një tekila”. Artistja shqiptare rreth një muaj më parë anuloi performancën në Hungari për shkak të disa problemeve shëndetësore. Këngëtarja u kërkoi falje fansave dhe së fundmi tregoi se është gati t’i rikthehet normalitetit.

3. Aktori i njohur Channing Tatum e urren aq shumë larjen e rrobave sa që në një moment të jetës së tij, ai e shmangi tërësisht atë. Ndonëse ka të ngjarë që ylli i Hollivudit tani të ketë dikë që i lan rrobat e tij, përpara kësaj duhej ta bënte vetë. Aktori ndonjëherë shmangte pastrimin e rrobave të tij për periudha të gjata kohore. Në një fazë, ai pretendon se ka kaluar 12 muaj të tërë pa larë rroba dhe thjesht do të blinte bluza të reja.

4. Ndërsa e gjithë drama e “It Ends With Us”është e kufizuar në 130 minuta, jashtë prodhimit duket se nuk do të përfundojë kurrë, pasi tani raportohet se ylli i filmit, Blake Lively, ka frikë se karriera e saj mund të përfundojë për shkak të polemikave që e rrethojnë këtë projekt filmik. Bazuar në romanin e Colleen Hoover, “It Ends With Us” ka në rol kryesor Lively si Lily Bloom, një grua, jeta e përsosur e së cilës prishet kur e gjen veten papritur të bllokuar në ciklin e abuzimit në familje.

5. Justin dhe Hailey Bieber janë zyrtarisht prindër të një djali! Çifti njoftoi në rrjetet sociale të premten mbrëma se ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Jack Blues Bieber. Megjithatë ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë emri i foshnjes i cili quhet Jack Blue Bibers, një emër shumë i përdorur dhe i njohur në SHBA. Fansat e çiftit kanë vlerësuar faktin që dyshja e njohur kanë zgjedhur një emër normal dhe të njohur për fëmijën e tyre, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të cilët shpesh kanë zgjedhur emra të pakuptueshëm.