Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Ylli televiziv Kim Kardashian zbuloi se fëmijët e saj përpiqen ta ndihmojnë të gjejë një partner, por ajo nuk është ende gati. 43-vjeçarja është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. “Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? A po del me dikë?”-e pyeti Jimmy drejtpërdrejt, pasi bisedoi me Kim për karrierën e saj në rritje si aktore. “Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”-tha Kim, e cila ka katër fëmijë me ish partnerin, Kanye West.
2. Dave Bautista zbuloi së fundmi se ushtrimet, kryesisht artet marciale e ndihmuan atë të humbiste 50 kilogramë. Aktori i famshëm reflektoi për humbjen e peshës dhe çfarë gjërash duhej të hiqte dorë për të arritur qëllimin e tij. Ish-lojtari dhe mundësi i WWE ka folur për rrugëtimin e tij për humbjen në peshë në “Live with Kelly and Mark”.
3. Fansat mbetën të surprizuar pasi Ed Sheeran u shkëput nga turneu i tij për të nënshkruar autografe në një tezgë ushqimi, duke i i firmosur ato me salcë të nxehtë. Qindra fansa u mblodhën në Sainsbury’s në Hertfordshire, ku Sheeran nënshkroi artikuj ushqimorë duke përfshirë një bllok djathi dhe brokoli nga një furgon në parkingun e makinave.
4. Celine Dion i është kërkuar të padisë Donald Trump për përdorimin e këngës së saj “My Heart Will Go On” gjatë një mitingu të fushatës presidenciale. Kënga fituese e Oscar nga filmi “Titanic” i vitit 1997 u dëgjua në një ngjarje në Montana. Ekipi i saj menaxhues bëri një deklaratë në emër të artistes kanadeze, duke thënë se përdorimi i këngës ishte ‘i paautorizuar’.
5. Kylie Jenner ka dhënë së fundmi një intervistë dhe ka folur ndër të tjera për aludimet se po përdor medikamente për të humbur peshë. Thashethemet thonë se sipërmarrësja e njohur po merr Ozempic, ilaçin kundër diabetit që të gjithë personazhet e famshëm e marrin për humbje peshe, për të humbur peshën e shtatzënisë së dytë. Megjithatë, duke folur për ‘British Vogue’, Kylie Jenner e bëri të qartë se ajo ndjek vetëm një dietë specifike dhe shumë stërvitje.