Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Dhjetëra mijëra fansa të yllit të muzikës pop, Taylor Swift, kanë mbetur pa ndjekur tri koncerte në Vjenë për shkak të masave të sigurisë kundër një sulmi të mundshëm terrorist. Fansat e Taylor Swift vendosën ta shfrytëzonin situatën sa më mirë, ndaj pavarësisht shiut, ata u mblodhën në rrugën Cornelius dhe filluan të këndojnë, ndonëse disa prej tyre po qanin. Ata shkëmbyen byzylykë, një praktikë e zakonshme në koncertet e saj dhe pamjet e ribashkimit u bënë virale në rrjete sociale.
Edhe Vjena vendosi të ngushëllojë fansat e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Në faqen zyrtare të qytetit të Vjenës, është bërë e ditur se të gjitha ekspozitat dhe sfilatat e modës janë falas për vizitorët me biletat e blera të koncertit. Qyteti ka siguruar gjithashtu hyrjen falas në stadiumin Wiener Stadionbad për këdo që tregon një biletë koncerti, ndërsa ata që kërkojnë argëtim do të mund të hyjnë falas në disa klube. Gjithashtu, disa hotele ofrojnë ushqim dhe pije falas me paraqitjen e një bilete koncerti dhe një dyqan bizhuterish po jep varëse falas.
2. Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, u përfol së fundmi se ka nisur një romancë dashurie. Madje u tha se ajo ka nisur pushimet me vëllain e Meriton Mjekiqit, Rinorin. Lidhur me këto ka reaguar menjëherë Rike, e cila i ka hedhur poshtë këto thashetheme. Përmes një postimi në “Instastory”, modelja ka sqaruar se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite. Ndër të tjera Rike Roçi ka shtuar se Rinorin thjesht e njeh por nuk ka asgjë mes tyre.
3. Aktori Will Smith ka realizuar role të shkëlqyera në filma të shumtë, por për një arsye ai mund të kishte mbetur pa një ndër rolet me të cilat njihet më së miri. Megjithëse Will Smith ishte një yll i madh në vitet 1990 për shkak të karrierës së tij muzikore dhe rolit të tij në serialin “The Fresh Prince of Bel Air”, një nga rolet e tij më domethënëse ishte në filmin e Roland Emmerich të vitit 1996. Bëhet fjalë për filmin “Independance Day”, i cili pavarësisht vlerësimeve të këqija të kritikës së filmit, falë audiencës u shndërrua në një nga filmat më të suksesshëm të viteve ’90. Sidoqoftë, Smith mund ta humbte këtë rol për shkak të racizmit.
4. Snoop Dogg është bërë një nga figurat më të komentuara në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe kjo jo pa një arsye. Reperi legjendar ka dhënë disa komente gazmore gjatë gjithë Lojërave Olimpike të këtij viti. Ylli i “Gin and Juice”, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka punuar për NBC si korrespondent special për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, duket se Snoop Dogg-ut i është dhënë një shumë parash e majme për paraqitjet e tij tashmë virale olimpike. Mendohet se Snoop paguhet 500 mijë dollarë në ditë plus shpenzimet për të qenë aty për të promovuar Lojërat Olimpike.
5. Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, Ronela Hajati ka treguar një rast kur ka dalë nga vetja. Këngëtarja e njohur është shprehur se nuk është një tip impulsiv dhe rrallë bëhet me nerva. Por Ronela tregon një incident me një djalë i cili e ka shtyrë sepse ishte i dehur dhe ajo është kthyer dhe e ka rrahur.