Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Një zhurmë të madhe ka shkaktuar në Emiratet e Bashkuara Arabe lëvizja e vajzës së kryeministrit të Dubait, Princeshës Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj përmes një postimi në Instagram. Divorci publik erdhi, në fakt, vetëm dy muaj pas lindjes së fëmijës së parë të tyre.

Në mesazhin e saj, princesha 30-vjeçare ka shkruar:

Burri im i dashur, meqë je i zënë me shoqërues të tjerë, po të njoftoj divorcin. Po divorcohemi, po divorcohemi, po divorcohemi. Kujdes nga ish-gruaja jote.

2. Së fundmi artistja e njohur Adele ka dhënë një intervistë dhe ka folur për planet e saj në të ardhmen, lidhur me muzikën. Siç tha ylli britanik gjatë intervistës së saj televizive me ZDF të Gjermanisë, ajo nuk ka ndërmend të publikojë muzikë të re së shpejti.

Nuk kam plane për muzikë të re. Dua një pushim të gjatë.

Më pas ajo ka shpjeguar se do të donte të ndiqte aktivitete të tjera krijuese gjatë kësaj kohe, jashtë muzikës.

3. Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakirën është harruar, ka gabuar. Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat e ngjarjeve mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale. Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique mbeti mjaft i habitur kur në stadium filloi të luhej një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij. Reagimi i tij siç pritej nuk ka kaluar pa u vënë re. Pique u mundua të fshihej, teksa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.

4. Mediat e huaja shkruajnë se aktori i “Pirates of the Caribbean”, dhe modelja Yulia Vlasova, 28 vjeçe, po i mbajnë gjërat mjaft “private” sa i përket lidhjes së tyre. Një burim për “People” ka sqaruar se 61-vjeçari dhe modelja ende nuk i përdorin termat “i dashur-e dashura”. Daily Mail raportoi se burime të afërta me Depp bënë me dije se çifti është parë bashkë përgjatë dy viteve të fundit. 

Ylli i “Pirates of the Caribbean” dhe bukuroshja bjonde u takuan në Pragë, ku ajo banon, në gusht të vitit 2021 gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

5. Bianca Censori i shokoi të gjithë kalimtarët në Los Angeles, teksa shfaqej gjysmë e zhveshur krah reperit Kanye West, në një restorant ku kishin vendosur të darkonin. Arkitektja australiane, 29 vjeçe kishte veshur streçe të shkurtra “nude”, ndërsa në pjesën e gjoksit ishte komplet e ekspozuar. Për shkak të pamjes së saj eksplicite, restorantet janë zotuar të ndalojnë çiftin të hyjë në ambientet e tyre.