Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Dafina Zeqiri vërtet që nuk po di të ndalet këtë periudhë me projekte të reja muzikore. Artistja sapo ka publikuar një tjetër këngë që mban titullin “A të ka mungu”. Dafina edhe këtë herë ka ardhur me një klip mjaft interesant. Veçanërisht në një skenë, ajo shfaqet duke ‘fluturuar’ në ajër. Kjo na tërhoqi menjëherë vëmendjen tonë dhe të publikut. Një element ky shumë i bukur që e bën klipin edhe më tërheqës. Megjithatë, duket se këngëtarja është frymëzuar nga një tjetër artist mjaft i famshëm për këtë detaj. Nëse kujtojmë videoklipin e “Sign of the times” nga Harry Styles, edhe ky i fundit shihet teksa fluturon në ajër. Po ashtu, edhe vendndodhja duket thuajse e njejtë.

2. Tetë muaj pas ndarjes së tyre të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi kanë vendosur që t’i japin një shans dashurisë së tyre. Ata janë rikthyer zyrtarisht së bashku. Neymar dhe Bruna janë fotografuar së fundmi në një koncert në Sao Paulo, ku dukeshin shumë të dashuruar, teksa i dhuronin puthje njëri-tjetrit. Kujtojmë se ata u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara se Bruna të lindte vajzën e tyre, kjo për shkak të tradhtive të njëpasnjëshme të futbollistit me modele të ndryshme.

3. George Clooney, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Joe Biden, këtë herë kundërshtoi ndryshimin e tij. Më konkretisht, aktori i njohur me shkrimin e tij në New York Times vuri në dukje nevojën për të gjetur një kandidat tjetër për zgjedhjet në SHBA. Në lidhje me këtë ai u shpreh se:

Unë e dua Joe Biden. Si senator. Si nënkryetar dhe si president. E konsideroj mikun tim dhe besoj në të. Unë besoj në karakterin e tij. Unë besoj në etikën e tij. Gjatë katër viteve të fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është beteja kundër kohës. Askush nga ne nuk mundet. Është e dhimbshme të thuhet, por Joe Biden me të cilin isha tre javë më parë në një event bamirësie nuk ishte Joe Biden i vitit 2010. Ai nuk ishte as Joe Biden i 2020. Ai ishte i njëjti njeri që pamë të gjithë në debat.

4. I ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar.

5 oferta kam refuzuar. Big Brother Albania dhe Big Brother Kosova.

5. E ftuar së fundmi në Top Arena ka qenë modelja dhe ish-banorja e “BBV1”, Beniada Nishani. Pas daljes nga Big Brother bukuroshja nisi një lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin, lidhje e cila përfundoi para disa kohësh. Gjatë intervistës  me pyetjet pikante nga Alesia Bami, Beniada është ngacmuar sigurisht për jetën e saj personale ku tregoi se nuk është në një lidhje.

Alesia: A është e vërtetë që të ka rrëmbyer zemrën një djalë misterioz?

Beniada: Nëse është një djalë misterioz t’i bëjmë një thirrje këtij djalit të shfaqet dhe të më dërgojë trëndafila të kuq, se mund ta pranoj pse jo.