Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtari Stine ishte i ftuar në një prej rubrikave të “E Diell” me Argjira Spancën dhe Beniada Nishanin. Ai nuk arriti t’i shpëtonte pyetjes se si ishte marrëdhënia e tij me Roza Latin, pas ndarjes së tyre të bujshme. Emri i tij është përmendur disa herë nga moderatorja gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 3”.

Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionoi, nuk flasim. Tani jam liruar me fol se më para nuk flisja në intervista.

2. Këngëtari i njohur, Young Zerka, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel.  Ai është vënë përballë disa pyetjeve pikante të moderatores Alesia Bami. Ai u pyet nëse Dafina Zeqiri e ka paguar 50 mijë euro për ribërjen e këngës “Nafije”, ku Zerka tha se ‘është gënjeshtër’.

Alesia Bami: Thuhet se Dafina Zeqiri të ka paguar 50 mijë euro për ribërjen e këngës “Nafije”.

Young Zerka: E sikur, por gënjeshtër.

3. 30 vjet pas pjesës së tretë dhe të fundit të “Beverly Hills Cop”, aktori amerikan Eddie Murphy kthehet në rolin e Axel Foley. Heroi i filmit të ri të Netflix “Beverly Hills Cop: Axel F” kthehet në Beverly Hills, ku mëson se vajza e tij dhe prokurorja Jane (Taylor Paige) është në rrezik pasi ajo zbulon korrupsionin në komisariat gjatë një hetimi. Filmi i ri i referohet edhe viteve 1980. Regjisori Mark Molloy tha se: “I pashë ata dy filmat e parë dhe kuptova që doja të bëja një film të tillë”, duke shtuar se donte ta bënte modest, pra pa shumë post-produksion. Filmi, i cili do të jetë i disponueshëm nga 3 korriku, luajnë gjithashtu Kevin Bacon dhe Joseph Gordon-Levitt.

4. Ish-banori i BBV2 Krist Aliaj ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku ka folur edhe për jetën e tij private. Gjatë intervistës Kristi tha se dëshiron të ketë një jetë seksuale virtuale. Ai u shpreh se të kryente marrëdhënie virtualisht nuk kishte asnjë problem për të.

Unë të dashurën time dua ta kem dixhitale. Dua të bëj marrëdhënie seksuale, virtuale. Nuk po them që e preferoj por më duket ekstreme ta sulmojmë kur në të njëjtën kohë sulmojmë atë fizike.

5. Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Capital T në rrjetet e tij sociale sociale. Deri tani nuk ka zbuluar ende detaje, por me siguri do jetë një super koncert.