Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Pas shpalljes së Romeos finalist duket se kanë nisur sulmet e para të banorëve kundrejt tij. Ndërkaq, Françeskës i ra në dorë Pandora e famshme dhe banorja zgjodhi të dërgojë në televotim veten e saj, Rozën, Erjolën dhe Heidin e cila është në nominim të përhershëm. Si e komenton ish-banorja e “BB” këtë?
Deri diku e kam vlerësuar Françeskën si lojtare nuhatëse, është vigjilente por nëse do e cilësoja tamam tamam lojtare unë do të kisha nxjerrë Julin, Eglën, Meritonin dhe Heidin. Më të rrezikuarit do të ishin Meritoni dhe Heidi. Franceska shkon keq me Eglën dhe nuk e nxorri në nominim, një pikëpyetje e madhe. Nuk është lojtare aq e fortë sa të fus veten dhe nuk besoj se do të dalë. Dy herë që ka qenë në nominim ka qenë bishë, i frikësohet shumë nominimit. I jep vetes siguri që është një lojtare e madhe por është e rrezikuar. Ndoshta kërkon të dalë me nder, që nuk është treguar frikacake. Françeska nga një vajzë që është bullizuar, bullizon çdo vajzë aty brenda. I mban ison meshkujve kur bullizohet një vajzë aty brenda. Nga ana tjetër nuk po e shikoj fare feminizmin e Rozës, sado e keqe të jetë Egla është femër.
2. Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Teksa ka biseduar me Romeon në oborr rreth situatave në shtëpi, Juli i shprehet se për vete e ka të siguruar se do të shkojë në finale. Kjo gjë e ka bërë Romeon ta ironizojë duke i thënë të mos jetë i sigurt dhe kaq arrogant.
3. Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shpërndarë një video të ëmbël si dhe foto nga një set fotografik profesional. Në të shfaqet Hailey me barkun e rrumbullakosur dhe Justin që qëndron pranë saj.
4. Në një nominim të përgjithshëm përballë gjithë banorëve të tjerë, alegria dhe fryma pozitive që Çimi ka sjellë në këtë qëndrim të shkurtër në shtëpi, nuk kanë mjaftuar për të zgjatur rrugëtimin e tij. I pyetur se kush do ta fitojë Big Brother sipas tij, Çimi tha se dëshiron ta fitojë shoku i tij i boksit; Meritoni.
5. Së fundmi, banorët e shtëpisë më të famshme, atë të “Big Brother VIP 3”, janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe kanë lexuar mesazhet e ardhur nga fansat e tyre përmes aplikacionit “Big Love”. Një ndër mesazhet që ka emocionuar Heidin ka qenë ai i dërguar nga aktori i njohur, Ermal Mamaqi. Ky i fundit i shkruan:
Heidi, o super gocë nga Durrësi. Ke theksin më të vecantë që na bën të qeshim më shumë se me kolegët tanë humoristë. Duhet të na vish në ndonjë show-komedi sepse e ke dhunti natyrale. Romeo, pate fat o dreq, jam me Heidin!