Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Blogerja e njohur Chiara Ferragni është vënë sërish në qendër të diskutimeve. Kësaj here jo për krizën me ish-partnerin Fedez, por për kopertinën e re të revistës L’Espresso që e portretizon influencueren si Joker. “Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, thuhet në titull. Për kopertinën ka reaguar dhe Fedez duke shpërthyer kundër revistës. Në Instastory, reperi italian ka publikuar një foto “joker” të pronarit të revistës, Donato Ammaturo, duke shkruar: “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”.
2. Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Andi Vrapi. I pyetur se cili është banori i “Big Brother VIP 3” që e ka zhgënjyer më shumë, ai është përgjigjur:
Bardhi më ka zhgënjyer në situatën mes Sarës dhe Françeskës. Ishte ai që e inicioi sherrin mes tyre, arsyeja se përse Sara u eliminua ishte pikërisht ai.
3. Duket se lidhja mes Dakota Johnson dhe Chris Martin po ecën shumë mirë dhe aktorja kalon shumë mirë edhe me fëmijët e muzikantit. Detajet e jetës së saj si njerkë na i ka zbuluar vetë aktorja, gjatë një interviste për ‘Bustle’.
I dua këta fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre, me gjithë zemër.
4. Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka folur në “Shqipëria Live”, pasi ka parë deklaratat që janë bërë për të. Një nga këto deklarata është edhe e konkurrentit Silvi Forte, i cili para hyrjes në shtëpi, tha se ka pasur një flirt me Sarën dhe se do dalin fotot. Sara e ka mohuar të ketë pasur një flirt me Silvin dhe deklaroi se do të ndiqet penalisht për ato që ka thënë, deklarata të cilat sipas saj janë të pavërteta.
5. Oscar i ka besuar sërish Jimmy Kimmel-it. Prezantuesi i njohur do të presë të dielën edicionin e 96-të të çmimeve Oscar dhe do të realizojë transmetimin televiziv për herë të katërt. Vetëm tre persona, përkatësisht Bob Hope, Billy Crystal dhe Johnny Carson kanë pritur më shumë edicione se ai. Pas organizimit të ceremonive të 2017 dhe 2018, Kimmel pa eksperimentin e Oscar pa një prezantues tjetër.