Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Beyoncé ka zbuluar se do të nisë një linjë për kujdesin e flokëve më 20 shkurt. Fituesja 29 herë e Grammy e bëri njoftimin në Instagram, duke postuar një video të fshehtë që shfaq pamjet e dukshme të filmave në shtëpi të sallonit Headliners të nënës së saj, në Huston, Texas – ku Beyoncé ka punuar për herë të parë si parukiere. Një ekran i improvizuar me projektor tregon fragmente të videove të fëmijërisë. Beyoncé e vogël shfaqet me një palë tuta rozë duke u endur në dyshemenë e sallonit dhe mamaja e saj, Tina Knowles, shfaqet e veshur për një mbrëmje dhe mban përpara kamerës vajzën e saj të vogël. “Flokët janë të shenjta”, lexoi mbishkrimi i Beyoncé-s teksa zbuloi emrin e markës, Cécred.
2. Duket se debatet mes Fation Kuqarit dhe Graciano Taganit vazhdojnë ende. Ata janë përfshirë në disa debate, ku sipas Fationit ka degraduar dhe në fyerje. Së fumdmi gjatë një bisede të zhvilluar në oborr, së bashku me Vesën dhe Albin, Fationi ka deklaruar se nëse fjalët që ai ka thënë nuk dalin ashtu, në ‘Prime-n’ e së shtunës ai do të lërë garën brenda shtëpisë.
3. I ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë opinionisti i “Big Brother VIP 3”, Arbër Hajdari. Arbri ndau me publikun të gjithë eksperiencën e tij në këtë format, por sigurisht duke u ndalur dhe tek opinioni i tij deri tani për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Romeo duket se ka shumë fansa jashtë, që e bëjnë të ndihet i sigurtë… Çfarë mendon Arbri për këtë?
Mund t’i japë siguri, por unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë tek lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq. Ai di të marrë pjesë në diskutime dhe t’i çojë deri në fund. Mua nuk më pëlqen kur ai tërhiqet. Ajo që më intereson mua, jo vetëm me Romeon, por edhe me banorët e tjerë, është që t’i nxjerr nga ajo zona e rehatisë. Sepse dua që ata të kenë mundësi t’i japin publikut emocione, të ndajnë nga historitë e tyre të bukura, momente gazmore… Ne duam që nëpërmjet këtij programi, jo vetëm të shohim realitete se si jetojnë 24 orë me njëri-tjetrin, por të marrim dhe mesazhe të rëndësishme për shoqërinë tonë.
4. “John Travolta dhe 200 mijë eurot e turpit”. Këtë ka shkruar media italiane La Ragione, duke reflektuar këtu indinjatën e një pjese të publikut ndaj pagesës që iu bë yllit hollivudian për vetëm 15 minuta pjesëmarrje në Sanremo. Aktori i famshëm amerikan ishte i ftuar në mbrëmjen e dytë të Festivalit duke interpretuar një nga rolet ikonike të “Ballo del Qua Qua”.
5. Protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Olta Gixhari ka organizuar festën e “gender reveal”, në të cilën është zbuluar gjinia e fëmijës, ku të pranishëm kanë qenë familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të Gixharit. Aktorja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet më e bukur se kurrë, me barkun e rrumbullakosur ndërkohë që veshur mban një fustan të kuq. Në një video, të ndarë me 454 mijë ndjekësit e saj, Olta ka konfirmuar për herë të parë se është në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpeh falënderuese ndaj Zotit për gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen.