Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Ylli i muzikës pop Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit. Vetëm një vit më parë, këngëtarja nga Kolumbia ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe. Këngëtarja vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë. Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë. Artistja shprehet se:
Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm.
2. Një tjetër produkt shumë interesant do të dalë në ankand këtë javë. Bëhet fjalë për paketën e pahapur të cigareve të Kurt Cobain, pjesëtarit të grupit Nirvana. Ajo është paketa më e shtrenjtë e cigareve e shitur ndonjëherë. ‘American Spirit’ marka e preferuar e cigareve për yllin e rock-ut po shitet nga Julien’s Auctions si pjesë e ankandit të saj “Played, Worn, & Torn: Rock ‘N’ Roll Iconic Guitars And Memorabilia”.
3. Aktori Leonardo DiCaprio zgjodhi ta festonte ditëlindjen e tij në mënyrën më të veçantë, një festë të organizuar në Beverly Hills me një listë të mirëmenduar të të ftuarve, ku nuk figuronte emri i ish-it të tij Victoria Lamas. Një nga situatat që nuk kaloi pa u vënë re ishte një skenë e pakëndshme me Lamas, ish-i i DiCaprios, e cila mbërriti në festë me një mik dhe iu refuzua hyrja, pasi sipas informacioneve të Daily Mail, lista e të ftuarve u zbatua dhe kishte një kontroll të rreptë. Ndonëse një arsye tjetër mund të jetë se fituesi i Oscar-it donte të kalonte mirë me të dashurën e tij Vittoria Ceretti.
4. Këngëtarja e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku Billie Eilish ka zbuluar së fundmi në një intervistë me “The Los Angeles Times” se një këngë nga albumi i saj i fundit, “Happier Than Ever”, ka të bëjë me kolegen e saj njëkohësisht këngëtare dhe kantautore, Olivia Rodrigo. Eillish u shpreh se jo vetëm që e konsideron albumin e dytë të Rodrigos “Guts”, si të adhurueshëm, por se këngëtarja pjesërisht ishte frymëzim edhe për këngën “Goldwing”.
5. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë blerë së fundmi një rezidencë superluksoze në Zelandën e Re. Rezidenca përbëhet nga tri kate, pishina dhe e gjitha vlen 5 milionë paund. Godina luksoze ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazhd të madh dhe gjithashtu shoqërohet nga një pamje mahnitëse në të gjithë gjirin. Rezidenca ndodhet në Auckland dhe ka akses edhe në plazh.