Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Gwyneth Paltrow e ka bërë të qartë se ka një raport shumë të mirë me të dashurën e ish-bashkëshortit Chris Martin, Dakota Johnson. Gjatë disa InstaStories me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social Instagram të enjten, një fans i kërkoi 51-vjeçares të përshkruante marrëdhënien e saj me aktoren e njohur të ‘Fifty Shads of Grey’. Ne jemi në fakt mikesha shumë të mira,” u përgjigj Paltrow, duke shtuar se ajo e do aq shumë atë.
2. Zlatan Ibrahimović dhe Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se dy dekadash dhe kanë bashkë dy djem. Futbollisti i njohur ka folur për martesën në një intervistë të fundit. Prezantuesi Piers Morgan e pyeti pse ai nuk i kërkoi kurrë partneres të martohej me të. “E pyeta. Ajo tha ‘jo’,-tha ai, gjë që e habiti Morganin. Ibrahimovic shtoi se ajo është një grua e fortë. Ai i propozoi asaj disa vite më parë. “I thashë që ti e meriton të martohesh me mua dhe ajo tha: “Nuk kam nevojë të martohem që të jem me ty”. Më pas ai përmendi se sa e lezetshme ishte përgjigja e saj dhe se ajo meritonte më shumë respekt.
3. Nëse kthehet në Iran, Cristiano Ronaldo mund të goditet me 99 kamxhikë. Para pak ditësh, Al Nassr zhvilloi në Azadi Stadium ndeshjen e Champions-it ndaj Persepolis. Pas takimit, ylli CR7 takoi shumë fansa të tij. Një prej mbështetëseve të tij më të zjarrta ishte piktorja me emrin Fatima, e cila ishte me aftësi të kufizuara. Gjithsesi, ky takim ku futbollisti përqafoi dhe puthi fansen nuk është në përputhje me ligjet e këtij vendi.
4. Nëse ka diçka që e karakterizon stilisten Victoria Beckham më së miri përveç faktit që nuk buzëqesh kurrë dhe se është e çmendur pas syzeve të diellit, është edhe koleksioni i saj i mahnitshëm i unazave të martesës. Nga dita kur David Beckham i propozoi për martesë kanë kaluar 24 vite dhe bashkë me to, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme. Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 15 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 11,9 milionë stërlinash.
5. Ish-ylli i Manchester United, Alex Telles është martuar me Vitoria Telles. Dyshja organizuan një ceremoni magjepsëse në Maldive. Vitoria publikoi në rrjetin e saj social Instagram foto të fustanit të saj të mrekullueshëm të nusërisë. Ajo mund të shihej e veshur me një fustan të bardhë ndërsa mbante në dorë një buqetë me lule të verdha. Ndërkaq, rezulton se dyshja e njohur ishin tashmë të martuar.