Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një lëvizje tjetër për të ndërprerë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar pas kërkesës nga familja mbretërore. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020. Lëvizja e fundit është dorëzimi i çelësave të rezidencës Frogmore Cottagey. Rezidenca mbretërore ishte baza çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.

2. Futbollisti argjentinas Lionel Messi bëri së fundmi debutimin e tij si aktor në një shfaqje televizive argjentinase të quajtur ‘Los protectores’ dhe në të cilën ai luan përballë një treshe përfaqësuesish të futbollistëve. Shfaqja vjen në sezonin e dytë të komedisë “Star Original Productions”, ku shfaqen argjentinasit Adrian Suar, Gustavo Bermudez dhe kolumbiani Andres Parra, të cilët luajnë agjentë të tre futbollistëve.

3. Ylli i muzikës pop Pink mbeti pa fjalë pasi një fanse dyshohet se hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë koncertit të këngëtares në “British Summer Time”. Performanca e yllit amerikan u ndal përkohësisht pasi fansja hodhi një çantë të mbyllur në skenën Great Oak të Hyde Park. E hutuar nga situata e papritur, Pink, kërkoi sqarime nga publiku, duke pyetur nëse çanta përmbante vërtet hirin e nënës së fanses.

4. Pas vetëm dy javësh Tamara Falco do të martohet me Inigo Onieva, por vëllai i saj, Enrique Iglesias nuk do të jetë prezent. Dasma është planifikuar më 8 korrik dhe gazetarja Sandra Aladro nga ‘El programa de Ana Rosa’ ka dhënë një shpjegim se përse këngëtari i njohur ka refuzuar të marrë pjesë në ditë më të rëndësishme të motrës së tij. Ajo ka shprehur se:

Enrique ka një fobi ndaj tubimeve shoqërore. Ai nuk shkon kurrë në evente ku duhet të ulet në një tavolinë me 15 persona për tre orë. Ai nuk shkon në asnjë event që nuk është intime dhe familjare, sepse nuk e duron dot, kjo e bën atë të pakëndshëm.

5. Kapelja që mbajti i ndjeri Michael Jackson kur performoi për herë të parë lëvizjen e tij të famshme të kërcimit “Moonwalk” do të dalë në ankand më 26 shtator në Paris, njoftuan organizatorët e ankandit. Ajo pritet të shitet nga 60,000 deri në 100,000 euro dhe do të jetë atraksioni në ankandin e relikeve në Hotel Drouot, shtëpia kryesore e ankandeve në Paris. Ankandi organizohet nga kompanitë “Artpèges” dhe “Lemon Auction”, të cilat bënë bujë vitin e kaluar me kitarën e Noel Gallagher, e cila u shit për 385.500 euro.