Para pak javësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.
Fjolla Morina është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave ndaj ish-partnerit të saj, Fisnik Sylës. Ama këtë herë akuzat e saj janë në drejtim të disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Morena Tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën dhe menaxherin e disa emrave të showbiz-it, Jetmir Aga-n, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.
1 lavirja Morena, 2 Arbnore, Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua mbajnë qeset”
Fjolla ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë në Instagram partnerin e saj të cilit është siguruar t’i mbulojë portretin dhe duke na treguar se është në një lidhje dhe shumë e lumtur. E vetëm pak ditë më parë edhe pse nuk e ka zbuluar nga kush janë, por na e ka lënë ta marrim vetë me mend, këngëtarja na ka treguar se është surprizuar me lule të vendosura në kuti në formë zemre.