Dashi
Ai do të flakë të gjitha sendet dhe rrobat tuaja personale dhe do të dëmtojë makinën ose çdo gjë që ju pëlqen. Ai do të hakojë llogarinë tuaj në “Facebook” dhe do t’ju dërgojë mesazhe të padëshiruara në të gjithë llogaritë e miqve të tu dhe jo vetëm.
Demi
Ai do të vendosë pluhur që mund t’i bëjë keq trupit tuaj në të gjitha rrobat dhe të brendshmet tuaja, do të rezervojë një tavolinë në një restorant të këndshëm dhe do të shijojë darkën i/e vetëm/me.
Binjakët
Ai do të të vendosë një virus në kompjuterin tënd, do të të hedhë celularin në ujë dhe më pas do të botojë një “gazetë” me një mori thashetheme jo të këndshme për ty.
Gaforrja
Ajo do të thërrasë nënën tuaj dhe do të fillojë t’i tregojë se çfarë keni bërë, sa shumë vuajti ajo dhe ndoshta do ta dëgjoni në fund të thojë: Turp për të që u rrit.
Luani
Ai do të presë momentin e duhur, kur ju do të jeni mes shumë njerëzve dhe do t’ju poshtërojë publikisht! Më pas ai do të largohet me kokën lart, duke ju lënë në baltën e komenteve të liga.
Virgjëresha
Pasi t’ju shikojë për të zbuluar pse keni qenë të pabesë, ajo do të vendosë që nuk ia vleni dhe do të grisë çfarëdo shënimesh ose dokumentesh që keni mbajtur, duke i bërë sirtarët tuaj rrëmujë.
Peshorja
Ajo do të vendosë të gjitha informacionet tuaja personale në forum, në mënyrë që njerëzit të mund të identifikohen me emrin tuaj dhe të bëjnë blerje në internet, duke përfituar nga të ardhurat tuaja.
Akrepi
Ai do t’ju shikojë, do t’ju shikojë përsëri më shumë dhe më pas do të largohet. Edhe ju, nëse doni të mbijetoni, bëni mirë të ndryshoni adresën, detajet, ose më mirë vendlindjen tuaj.
Shigjetari
Më të relaksuarit. Mos e lini të shpërthejë. Ai do të largohet dhe nuk do t’ju thotë asgjë ose nuk do të shikojë mbrapa. Ti thjesht nuk ekziston më për të.
Bricjapi
Ai do të pretendojë se është mirë. Ai nuk do t’ju japë kënaqësinë të ndjeni keqardhje për të, përkundrazi do t’ju shikojë ftohtë dhe do të largohet. Por brenda do të bëjë skenarë se si do të hakmerret ndaj jush.
Ujori
Ai do t’ju dërgojë rreth 60 mesazhe në celularin tuaj dhe po aq emaile që ju tregojnë se sa i padobishëm dhe budalla jeni, se nuk mund të kuptoni asgjë dhe pastaj do t’ju bllokojë nga kudo.
Peshqit
Pasi ka ngulur sytë në tavan për rreth dy ditë, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë shkoi keq, ai do t’i vërë flakën shtëpisë tuaj dhe më pas do ju harrojë.