Botë e Çuditshme Lifestyle

Çfarë ishte kjo që dëgjuam?! Kuajt mund të komunikojnë me njerëzit?!

Deri tani është besuar se kuajt që flasin ekzistojnë vetëm në libra apo filma të animuar për fëmijë. Por tashmë shkencëtarët kanë trajnuar kuajt që të komunikojnë në mënyrë precize përmes përdorimit të simboleve. Po po, siç e dëgjuat.

Në një eksperiment është vërtetuar se kuajt kur ndjejnë ftohtë dhe kanë nevojë për batanije e lëvizin kokën drejt një simboli, vijë e drejtë horizontale. Ata gjithashtu kanë qenë të aftë të tregojnë edhe dy gjëra tjera; kur dëshirojnë t’ia hiqni batanijen – përmes lëvizjes vertikale, apo kur nuk duan ndonjë ndryshim – asnjë lëvizje.

Hulumtuesit në ‘Applied Animal Behaviour Science’ kanë zbuluar se 23 kuaj kishin mësuar këtë detyrë pas dy jave trajnim nga 10-15 minuta në ditë. Kuajt i kishin mësuar këto duke u shpërblyer me karota. Dhe, hulumtuesit kanë zbuluar se përzgjedhja e simbolit nuk ishte e rëndomtë, por varej nga moti.

P.sh. në ditët e ftohta ku moti shënonte 5 gradë celsius, kuajt kërkonin batanije – ndërsa kur moti shënonte 23 gradë celsius, ata nuk kërkonin batanije. Pra, kuajt mund të mësojnë të përdorin simbolet për të komunikuar rreth nevojave të tyre.