Kanë qarkulluar lajme se Selena Gomez ka qenë duke bërë thashetheme për Kylie Jenner pas një takimi në Golden Globes që u bë virale mes Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Sperry. Treshja ishin ulur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe dukej se po flisnin për shumë tema të ndryshme, duke përfshirë Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, pak pasi Swift u bë subjekt i një shakaje nga prezantuesi Jo Koy.
Një fans dyshoi se këngëtarja e “Come and Get It” kishte kërkuar një foto me Chalamet dhe partnerja e tij Kylie nuk kishte pranuar.
Unë kërkova një foto me të dhe Kylie tha jo.
Po, sigurisht!
Ndërkaq, ka ardhur më në fund edhe reagimi i Selena Gomez në lidhje me këtë. Këngëtarja me anë të një postimi ka shprehur se:
Jooo! I thashë Taylor për dy nga miqtë e mi Kjo nuk është punë e askujt.
Një burim i tha më parë E!News se Selena nuk kërkoi kurrë një foto me Timothée. Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi. Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”.
Në 2020 ajo prezantoi një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short. Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.