Ndarja e çiftit të njohur, Livia Brunga dhe Mevlan Shaba, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe pse të ndarë, duket se Livia ende nuk e ka harruar këngëtarin. Pak ditë më parë, ajo postoi në “Instastory” një video me ish-partnerin, ku shprehej se nuk ishin imazhe aktuale, por që në të kohë ishte e lumtur.
Ndërkohë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, Livia u shpreh se ‘është e ndarë për momentin, por ndihet e dashuruar’. E teksa fliste për statusin e saj dhe projektet në Shqipëri, moderatorja Erjola Doçi i thotë:
“Po të shoh pak të pezmatuar, ja se unë di se si të ta ngre humorin”.
Në këto momente Erjola merr në telefon Mevlanin, e kur i thotë se ka aty pranë Livian dhe t’i thotë diçka, ikën valët. Moderatorja tentoi që t’a merrte sërish, por nuk shkonte zilja. Ndërkohë Livia ishte shumë e emocionuar dhe thotë:
“Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet”.
Erjola: Do kontaktoj dikë, një zë që ti do doje t’a dëgjoje. Melodioz për veshët e tu. Alo, o Mevlan si je? Kam dikë që po i rreh zemra fort ndërkohë që dëgjon zërin tënd
Mevlani: Ti rregullo zemrën tënde…
Erjola: O Mevlan, kam Livia këtu dhe dua që t’i dedikosh diçka, dy vargje, çfarë të vjen spontanisht t’i thuash në këto momente Livias
Livia: Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet.
Erjola: Meqë i ikën valët Mevlanit, ti çfarë do i thoje sot nga këndi ynë “Kape Prime”
Livia: Ma bëri zemrën…, ia kam thënë edhe Mevlanit… A bën me dit çfarë thotë ai