Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Mesa duket në spektaklin e fundit të Porokallisë, Fjoralba është përballur me një situatë sa të sikletshme aq edhe të bukur gjatë prezantimit të saj. Në momentin kur moderatorja ndodhej në skenë një vajzë e vogël nga audienca është ngritur në këmbë për ta përshëndetur me shumë emocion dhe kjo gjë i ka amrrë vëmendjen dhe e ka hutuar Fjoralbën, e cila për pak harroi të prezantonte.
Fakt qesharak: Desh harrova të prezantoja, sepse më tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël që u ngrit në këmbë e po më përshëndeste gjithë emocion
Fjoralba shpesh reagon për problematika të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi ka reaguar pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj. Moderatorja shkruan se ndjehet e frikësuar të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.