Andi dhe Jasmina ishin një ndër çiftet më të preferuar të publikut të cilët të gjithë kishin shpresa se mund të zgjasnin.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël dyshja kanë patur shpeshherë konflikte të mëdha sidomos prej xhelozisë së Jasminës. Kur më në fund dukej se i kishin lënë të gjitha zënkat mënjanë, dyshja vendosën të largoheshin nga “Për’puthen” së bashku për të vazhduar njohjen jashtë.
Marrëdhënia e tyre duket se nuk zgjati shumë dhe shkak për të këtë ishte pjesëmarrja e bukuroshit nga Kosova, në klipin e këngëtares Diona Fona. Top Albania Radio kishte parashikuar atë kohë se kjo mund të ishte një motiv për ndarjen e tyre më vonë dhe kështu ndodhi.
Tashmë ata nuk janë më bashkë, kanë fshirë çdo postim me njëri-tjetrin, nuk ndiqen më rrjetet sociale madje dhe kanë konfirmuar se nuk do të ketë më asnjë rikthim. Për herë të parë pas kësaj ngjarjeje, tashmë ish-konkurrentja, Jasmin Kadriu zbuloi se çfarë ndodhi me Andin pasi doli nga ‘reality-show’.
Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj.