Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Edhe pse “Big Brother VIP3” ka pak kohë që ka përfunduar, ish-banorët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Ledjona Xheladinaj është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale dhe herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ajo ka ndarë disa foto e video në “Instagram”. Në një nga postimet e saj, ndjekësit kanë vënë re se njërën dorë e ka të fashuar.
Nuk jam vrarë, thjeshtë një kontraktim damarësh që po përmirësohet fatmirësisht
Ish-banorja e BBV3, Ledjona Xheladinaj, e ftuar në “Mos i bjer me Top”, me Ronaldo Sharkën, mes të tjerash foli edhe për punën e saj si gazetare investigative. Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.