Love & Sex

Çfarë i josh meshkujt në seksin e parë me ju…

Vajzat shpenzojnë shumë kohë në përgatitjen para seksit të parë me partnerin e ri. Kjo përfshin depilimin, dushin, shkuarjen në solar, zgjedhjen e rrobave të brendshme, grimin dhe gjithë këto i bëjnë që ta kënaqin mashkullin. Mirëpo, disa nga këto gjëra meshkujt as që i vënë re. Në vend të parë është vetëbesimi, sepse femra e cila është plot vetëbesim i tregon mashkullit se sa është e sigurt në vetvete, pa marrë parasysh se si duket. Gjithashtu, njëra ndër gjërat të cilat i vërejnë janë lëvizjet tuaja para dhe gjatë seksit. Nuk ka asgjë më të bukur nga femra e cila bën lëvizje joshëse të trupit teksa mashkulli e prek.

Shprehja e fytyrës të cilën e keni gjatë marrëdhënies seksuale meshkujve i tërheq shumë. Ata nuk i vërejnë mungesat në trupin tuaj, por format e si pasojë fokusohen vetëm në to. Secili mashkull dëshiron gjatë seksit të ndiej aromën e trupit tuaj, madje vetëm aromën natyrale. Të jeni të sigurta që më parë do ta joshni me aromën natyrale të trupit tuaj, sesa me parfumet e shtrenjta.

Ndërkaq, terapeutja seksuale Laurie Minc, ka zbuluar se personat të cilët flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale dhe u shtohet niveli i hormoneve seksuale, siç janë testosteronet. Përveç se gjumi i mirë mund të çojë në seks të mirë, mjekja thekson se edhe seksi i mirë çon gjithashtu në gjumë të mirë. “Gjumi cilësor mund të shtojë dëshirën për seks, ndërsa marrëdhënia e mirë seksuale çon në gjumë të mirë”-thekson ajo. Konstatimet e saj i vërtetojnë edhe hulumtimet nga viti 2015, të cilat kanë zbuluar se si femrat të cilat flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale ditën në vijim.