Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri? Me pushime së bashku, Ilnisa Agolli nuk lë rehat Meriton Mjekiqin!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë zbuluar përmes postimeve në Instastoty se janë duke udhëtuar për disa ditë pushime së bashku. Së fundmi Ilnisa ka treguar përmes një postimi se është mahnitur nga bukuria e vendit dhe nuk e ka lënë të flejë në mëngjes partnerin e saj, të cilin e ka zgjuar nga gjumi. Ilnisa ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në “Instastory”, ku në njërën nga ato e ka pyetur Meritonin se çfarë do të bëjnë ditën e sotme.

Dole? Ora është 11:20 këtu. Ku do shkojmë sot? Çfarë do të bëjmë?

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” gazetarja, Ida Nurçe. Moderatorja e njohur, Aleisa Bami, e ‘ngacmoi’ pak me pyetjet e saj dhe i rikujtoi videon e famshme të Ilnisa Agollit me qenin Terri. Teksa gazetarja po tentonte të përqafonte qenin, ky i fundit e sulmoi atë. Autorja e videos e bërë shumë virale në rrjet është pikërisht Nurçe, ka treguar nëse ka fituar apo jo para.