Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.
Së fundmi, Dhurata po shijon pushimet në Milano së bashku me Sara Hoxhën, partneren e zemrës së Ledri Vulës, me të cilën janë shoqe shumë të ngushta dhe me një mikeshën e tyre. Duket një udhëtim mes shoqesh, të cilën bukuroshet duket se po e shijojnë shumë. Dhurata ka postuar një video të tyre duke kënduar një këngë të vjetër gjermane në ‘Duomo di Milano’ dhe duken shumë të lumtura të veshura thjeshtë dhe pa make-up.
Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë dhe për faktin se partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh ,shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.
‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime, ku është afro plot 700 milion të tilla. E duket se këtij suksesi që ‘çmendi’ jo vetëm shqiptarët, Dhurata do të sjellë pjesën e dytë të ‘Zemër’.