Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Çfarë i bëri bashkë Rinën dhe Dj Dagz?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Së fundmi, bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto duke treguar make-up e saj pas një nate xhirimesh në shi dhe duke lajmëruar kështu se po xhiron videoklipin për këngën e saj të rradhës. Vetëm disa orë më vonë Rina ka postuar një video ku duket në shoqërinë e Dj Dagz, duke ngritur kështu dyshime se kënga e re do të jetë një bashkëpunim mes tyre.

Para disa ditësh Rina ka publikuar këngën e saj të fundit, e cila titullohet “Si Ti” dhe është një bashkëpunim me partnerin e saj të zemrës, SinBoy. Kënga ka arritur 2 milionë klikime në ‘YouTube’ dhe këtë e tregoi vetë këngëtarja duke i falenderuar të gjithë ndjekësit e saj me një postim në ‘Instastory’ me një video nga prapaskenat e videoklipit të këngës.

Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.