Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.
Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se kanë nisur nga xhirimet. Bëhet fjalë për Majk dhe Bardhin. Dyshja kanë postuar në Instastory pjesë nga xhirimet e klipit të këngës, por në të njëjtin sheshxhirim, duke na bërë me dije se po bashkëpunojnë për një projekt të ri muzikor. Në postimet e tyre ata kanë treguar se modelja në klipin e këngës së tyre do të jetë Kejvina Kthella, e cila shfaqet duke pozuar para kamerave e veshur me të bardha në një ambient të gjelbër dhe duket një ‘bombë’ e vërtetë.
Gjithashtu në një postim të fundit Majk është shprehur se është veç fillimi, duke na bërë me dije se do të presim shumë projekte te tij këtë verë.
‘Kce kce’ quhet projekti i tij më i ri në bashkëpunim me Gjikon, që vetëm në pak ditë nga publikimi ka arritur të numërojë miliona klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.
Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin…