Ata janë disa nga artistët që publiku i do shumë dhe projektet muzikore të të cilëve gjithmonë mirëpriten. Siç e mësuat edhe nga titulli, bëhet fjalë për Ledri Vulën, Ermal Fejzullahun dhe MC Kreshën të cilët janë ribashkuar pas disa kohësh.
MC Kresha është rikthyer nga Kanadaja ku prej një viti jetonte së bashku me partneren e tij ku gjithashtu u bënë dhe me fëmijë. Nga ana tjetër, Ledri sapo është kthyer nga pushimet në Dubai me Sarën dhe vogëlushen Poem Blu.
3 artistët janë fotografuar duke ngrënë një darkë së bashku dhe rrjeti po zien për të mësuar se çfarë po ndodh mes tyre. Mos vallë do të kemi një bashkëpunim muzikor mes reperave? Në fakt, të gjithë do të donin një hit veror mes tyre paçka se ata ende nuk kanë zbuluar asgjë.
Ndoshta ky ishte thjesht një ribashkim mes miqsh të vjetër pasi në këtë tavolinë kishte edhe persona të tjerë. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë po kurdisin ata në të vërtet.