Bota

Çfarë fshihet pas vrasjes së gazetarit investigativ Peter R de Vries?!

Vrasja e vitit 2021 e gazetarit të njohur investigativ që ekspozonte korrupsionin e thellë në vend, tronditi asokohe Holandën. Një gjykatë sot ka dënuar tre burra me 26 deri në 28 vjet burg për rolet e tyre në aktin e shëmtuar të tre viteve më parë ku humbi jetën gazetari Peter R de Vries. Ai që qëlloi de Vries në rrugën në qendër të Amsterdam më 6 korrik 2021, dhe një tjetër që drejtonte automjetin e largimit, u dënuan me 28 vjet burg. Një tjetër që kishte organizuar ekzekutimin u dënua me 26 vjet e një muaj.

Të dënuarit nuk kanë treguar motivin e vërtetë apo porositësit e eliminimit mafioz. De Vries vdiq nga plagët e tij nëntë ditë pas atentatit. A ishte 64 vjeç dhe vdekja e tij tronditi vendin që nuk njihej më parë për rrënjët e thella të krimit dhe lidhjet me botën e trafiqeve e korrupsionit ndërkombëtar. Një total prej nëntë burrash u dënuan në lidhje me vrasjen, tre prej të cilëve për bashkëpunim, të cilët morën dënime nga 10 deri në 14 vjet.

Një prej të akuzuarve që i shpëtoi akuzës së bashkëpunimit në vrasje, u dënua me katër muaj burg për zotërim drogash, shkruan rrjeti i Katarit Al Jaseera. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan të plotë sipas legjislacionit holandez, dhe as motivet e sakta të krimit. I ftuar shpesh në programet televizive vendase të krimit, de Vries njihej për punën me familjet e viktimave të rasteve të pazgjidhura, megjithë kërcënimet e shumta që merrte nga bota e nëndheshme në lidhje me punën e tij.

Gazetari mori vëmendje ndërkombëtare për punën e tij për zhdukjen e 18-vjeçares amerikane Natalee Holloway ishullin venezuelan Aruba në 2005. Në kohën e vrasjes së tij, De Vries bashkëpunonte me një të penduar te drejtësisë për gjykimin e Ridouan Taghi, i cili më pas u dënua me burgi të përjetshëm për vrasje dhe trafiqe.

I penduari drejtësisë Derk Wiersum, gjithashtu u vra me armë pranë shtëpisë së tij në Amsterdam në 2019. Prokurorët e vrasjes së de Vries thotë se ishin të bindur se Taghi kishte porositur vrasjen e tij por motivet dhe porositësit e vërtetë nuk pritet të mësohen kurrë. Gjykata tha se:

Nuk është bërë e mundur një lidhje mes vrasjes së de Vries dhe rolit të tij në bashkëpunim me dëshmitarin e penduar.