“A Live Night” ka premtuar se do të sjellë një tjetër dimension të artistëve tuaj më të dashur dhe të pëlqyer, dhe nuk zhgënjeu as në këtë episod të dytë. I ftuar ishte Yll Limani, një nga talentet që na ka bërë gjithnjë krenarë, artisti i ri në moshë, por me shumë vite karrierë në supe, jep një intervistë ekskluzive si asnjëherë më parë. Gjatë intervistës, ai shfaq hapur dashurinë që ka për këtë profesion, teksa zbulon dhe motivet e tij drejt rrugës së artit.
Dua të bëj sa më shumë shoqëri, të njoh sa më shumë njerëz, sa më shumë të udhëtoj, të knaqem, të shoh botën. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të bëhesha i famshmëm, të bëja para.
Një punë që për shumë mund të duket e lehtë, Yll Limani ka zbuluar çfarë fshihet përtej shkëlqimit, dhe çfarë ndodh pas kamerave.
Është sakrificë, por një sakrificë që e kam zgjedhur. Kam zgjedhur të humbas një qetësi, të jem njeri publik, të përflitem, të përmendem në lajme, por e kam zgjedhur. Ankthi më i madh në shkollën e mesme, ka qenë frika se mos përfundoj në punë institucionale. Yll pas kamerave është politikisht jokorrekt, ka ironi, por jo në kuptimin e keq. Jam më i papërmbajtur, nëse kam një mendim e them.
Kujtojmë, se në këtë episod të “A Night Live”, Yll zbuloi më tepër për fëmijërinë e tij, si e përjetoi periudhën e luftës, eksperiencën e tij në “The Voice of Albania” e shumë të tjera.