“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke u investuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Me anë të disa fotove, të cilat janë bashkëngjitur në fund të këtij artikulli, shfaqet puna kolosale e kësaj skuadre fantastike. Përgjatë këtyre javëve, ata me frymën e mirë bashkëpunuese, kanë koordinuar punët për të sjellë një produkt sa më cilësor dhe sa më bashkëkohor.
Ndërkohë së shpejti do të publikohen dhe imazhe dhe video të tjera nga aktorët dhe skenat e filmit. Qëndroni në pritje për të mos humbur asgjë!