Pak javë kanë mbetur nga 26 Maji, datë kjo që shënon ditën e “Hënës së Përgjakshme”. Por, nëse po pyesni veten se çfarë është ky fenomen, nuk ka të bëjë me rënien e gjakut në formë shiu në hënë dhe as ndonjë ogur të zi për fundin e botës. Në fakt “Hëna e Përgjakshme” ka të bëjë me ngjyrën e kuqe të flaktë, që i përngjan asaj të gjakut që mbështjell qiellin në mënyrë misterioze. Ky epitet poetik është në të vërtetë një mënyrë të thëni e asaj që teknikisht është “eklipsi i plotë hënor”.
Në një ditë normale, Hëna e merr shkëlqimin e saj drejtpërdrejt nga dita e Diellit, ndërsa përgjatë eklipsit hënor, Hëna lëviz përgjatë hijes më të errët dhe zonës më qendrore të Tokës. Përgjatë ndodhjes së këtij eklipsi, Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuara në mëyrë perfekte. Edhe pse mund të mendohet se kjo do të sillte një errësim total të hënës, ndodh e kundërta, ku në fakt ajo ndriçohet nga drita indirekte e Diellit. Pikërisht, në këtë fazë, qielli merr ngjyrën e kuqe të përgjakshme. Duke qënë se, Hëna mund të absorbojë vetëm një masë shumë të vogël të ditës së Diellit, ngjyra e kuqe është më pak e prekura nga procesi i ndryshimit të ngjyrave dhe prandaj ndodh ky fenomen.
Domethënia shpirtërore e “Hënës së Përgjakshme”
Ky eklips i plotë hënor është si gjithë Hënat e tjera të plota, përveçse shumë më e fuqishme. Sa më afër të jetë Hëna me Tokën, aq më intensive është tërheqja e baticave, gjithashtu dhe e instikteve, ndjenjave dhe e komplikimeve në jetë. Kur një ‘Super Hënë’ është e kombinuar me një eklips total hënor simbolizon fillime, funde dhe pika kulminante.
Je apo jo gati, një eklips është koha perfekte për të marrë një vendim që ke patur gjithmonë frikë ta ndërmerrje, ose për të shtuar pikat përfundimtare të një projekti që të ka nervozuar shumë, për të ndërprerë një marrëdhënie që kohët e fundit po të rëndon emocionalisht, për të marrë guximin t’i shprehësh ndjenjat personit që pëlqeni, të filloni të shkruani librin që keni planifikuar dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja.
Eklipset janë faza të domosdoshme, të cilat sjellin përfundimin e një periudhe të jetës tënde, për të nisur një të nesërme të re. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, në cilën fazë të jetës tënde, eklipsi të shtyn të dalësh nga zona jote e rehatisë. Kjo mund të rezultojë e sukseshme ose jo, por një gjë është e sigurt: Kur të ketë mbaruar, do të jesh pjekur dhe do të kesh mësuar diçka.
Praktikisht, jemi “akorët” e lojës që Universi po shkruan dhe do të ndjeni “motorët” tuaj të vihen në punë, fluturat të levizin në stomak, zemra juaj të rrahë më shpejtë se zakonisht, ndërkohë që përgatitesh për numërimin mbrapsht. Edhe nëse ndjesitë tuaja janë shumë intensive, mos u shqetësoni shumë. Sa përfundues mund të duket një eklips, ai gjithashtu na jep një mundësi të dytë me një fillim të ri, me mundësi të reja. Nuk ka rëndësi se çfarë drejtimi je, ajo do të të detyrojë të largosh të gjithë shqetësimet kur të përfundojë dhe t’ja nisësh përsëri nga fillimi.
Në 26 Maj në orën 7:14 të mëngjesit, “Hëna e Përgjakshme” do të jetë në Shigjetar, dhe duke qënë se Shigjetari është një shenjë që kërkon aventurën, spontanitetin dhe historinë e librave, ky eklips i plotë hënor do të ngjallë brenda jush më shumë dëshirën e eksperiencave të reja dhe devijimit nga normalja. Shigjetari, gjithashtu është shenja më e sinqertë nga të gjithë shenjat e horoskopit, prisni të vërteta të cilat më në fund do të thuhen. Në këtë eklips, mund të mos ndiheni shumë të sigurt për asgjë në tërësi. Dhe e dini çfarë? Kjo është në rregull.