Magazine

Çfarë është Halloween?

Halloween, që festohet çdo 31 tetor në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë në çdo vend të botës, e ka origjinën e saj në Irlandë rreth 2500 vjet më parë, në festën e njohur si Samhain. Në kalendarin kelt, kjo datë shënonte fundin e vitit dhe Keltët organizonin ceremonira për të nderuar shpirtrat e të vdekurve.

Gjatë kësaj nate, ata vishnin kostume të frikshme për të trembur fantazmat, duke besuar se qenie të tjera do të vizitonin të gjallët. Tradita e Samhain u ruajt dhe u përcjell nga emigrantët irlandezë në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 19-të.

Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar duke përfshirë elemente nga kultura të ndryshme. Sot, festa përfshin aktivitete të ndryshme, si veshja e kostumeve, dekorimin e shtëpive dhe “trick-or-treating,” ku fëmijët kërkojnë karamele nga fqinjët.

Kjo festë, ndryshe nga më parë, tani sjell një atmosferë argëtuese dhe shumë pak frike, duke bashkuar njerëzit përmes festave dhe filmave horror.