Celebrities Live From Tirana Showbiz

Çfarë është dashuria sipas Neda Ballukut…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Neda Balluku, për të folur mbi martesat në moshë të re dhe ato në një moshë pak më të vonë. Ku qëndron diferenca dhe cilën nga këto dy grupe mendon Neda se është zgjidhja më e mirë? Ajo gjithashtu ka treguar edhe se çfarë është koncepti i saj për dashurinë.

Gjithçka ka të bëjë me vetë dashurinë, vetë respektin dhe limitet e personit që normalisht me vite ti arrin t’i njohësh më shumë, arrin të mësosh t’i respektosh dhe sigurisht pretendon të të respektojë edhe partneri. Në fund të ditës kush është lumturia, kush është paqja?! Është kur ti je vetja jote dhe kur ti ke një balancë me ekzistencën tënde në këtë botë dhe kur dikush mundohet ta kërcënojë ose ta prishë, të ndikojë apo të mbivendoset mbi ekzistencën tënde sigurisht aty ka probleme. Ama kur rritesh kupton që dashuria ka të bëjë më shumë me respektin reciprok. me komunikimin e mirë edhe me tolerimin e shpirtit të tjetrit.