Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Çfarë e shqetëson Luar më shumë te lajmet që qarkullojnë për të në portale?

Luar është një nga artistet më të dashura shqiptare. Shumë e talentuar dhe me këngë që sot janë hit-e muzikore, Luar ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtarin Sardi Strugaj dhe jo vetëm.

Bukuroshja na foli për ecurinë e këngës këto pak ditë pas publikimit dhe ku do ta shijojë këtë sukses?

Po tani sa doli kënga, dy ditë ka. Te 500 mijë është, nuk e mas me klikime por me komente. Do bëj disa pushime verore, kam vendosur besoj për Maltën. Pushimet e verës do i bëj nga tetori-nëntori.

E në lajmet që së fundmi po qarkullojnë lidhur me një romancë të re mes saj dhe Sardit, por dhe për lajmet në përgjithësi, çfarë e shqetëson më shumë Luarin.

Një problem shikoj të vogël që janë 10 portale dhe ndërrojnë vetëm një fjali ose nuk ndërrojnë fare dhe titullin. Për gjëra që prishin qetësinë e një familje mendoj se duhet të marrin në telefon të pyesin.